Lajmet e fundit

Tenistja braziliane, Maria Bueno, ka vdekur në moshën 78 vjeçare.
Ajo i kishte fituar 19 tituj madhorë në vitet e 1950-ta dhe 60-ta , përfshirë këtu edhe tre tituj të Wimbledon-it dhe katër të US Open.
Bueno po ashtu kishte shkuar një herë në finale të Roland Garros, dhe një herë në atë të Australian Open.
Ajo së fundi ishte shtruar në spital pasi që vuante nga kanceri në gojë.