Lajmet e fundit

Tarik Aziz, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Zëvendëskryeministri i Irakut nën udhëheqjen e Saddam Hussein ka vdekur në burg.
Ai ishte këshilltar i Saddam Hussein dhe njeri shumë i afërt i tij. Ata kishin filluar të shoqëroheshin në vitin 1950, kur që të dy ishin aktivistë të Partisë Socialiste Arabe, e cila në atë kohë e kishte të ndaluar aktivitetin.
Edhe pse ai ishte një nacionalist arab, në fakt Tarik Aziz i përkiste një etnie tjetër - ishte Kaldeasit dhe anëtar i Kishës Katolike Kaldeasite, transmeton Klan Kosova.
Për shkaqe sigurie, Saddam Hussein rrallë ishte larguar nga Iraku, kështuqë ishte Aziz ai që e kishte përfaqësuar presidentin irakian në samitet e nivelit të lartë diplomatik.
Që nga hyrja e forcave amerikane në Irak më 24 prill të vitit 2004, Aziz është mbajtur në burg, së pari nga forcat amerikane dhe më pas nga autoritetet irakiane.
Mendohet se ai ka vdekur në burgun Camp Cropper në perëndim të Bagdadit.