Lajmet e fundit

Ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare aktori nga On The Buses, Stephen Lewis.
Vdekjen për media e kanë konfirmuar familjarët e tij, duke treguar se ai ka ndërruar jetë në një shtëpi pleqësh në lindje të Londrës, transmeton Klan Kosova.
Mbesa e tij, Rebecca Lewis, është shprehur se deri në ditët e fundit ai ishte gazmor.
“Ai gjithmonë këndote e bënte shaka”.
“Fatkeqësisht xhaxhai im dje ka ndërruar jetë”.
“Është një kohë shumë e vështirë për familjen”, ka shkruasr Rebecca në llogarinë e saj në Twitter.