Lajmet e fundit

Shkenctari britanik, Stephen Hawking, është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare.
Ai vdiq në paqe në shtëpinë e tij në Cambridge në orët e hershme të së mërkurës, ka thënë familja e tij.
Hawking njihej për punën e tij me vrimat e zeza dhe relativitetin, si dhe ka shkruar disa libra të famshëm shkencorë përfshirë këtu edhe “Një Histori e Shkurtër e Kohës”.
Në moshën 22 vjeçare, Hawking-ut i ishin dhënë vetëm pak vite që të jetojë, pasi që ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë të neuroneve motorike.
Sëmundja e kishte lënë atë në karrocë dhe në pamundësi për të folur, përpos përmes një sintetizuesi.
Në një deklaratë, fëmijët e tij, Lucy, Robert dhe Tim kanë shkruar:
“Jemi thellësisht të pikëlluar që babai ynë i dashur vdiq sot”.
“Ai ishte shkencëtar i madh dhe një njeri i jashtëzakonshëm, puna dhe trashëgimia e të cilit do të jetojë për shumë vite”.
“Ai njëherë kishte thënë ‘nuk do të kishte qenë edhe aq univers sikur të mos ishte shtëpi për ata që i do’. Do të na mungojë përgjithmonë”.