Lajmet e fundit

Skenaristja e ‘The Hate U Give’, Audrey Wells, fatkeqësisht ka vdekur në moshën 58-vjeçare.
Ajo vdiq të enjten, vetëm një ditë përpara se filmi të dalë, transmeton Klan Kosova.
Audrey ishte duke luftuar me betejën e kancerit.
‘Gjatë pesë viteve të fundit, Audrey luftoi trimërisht me sëmundjen e saj dhe ajo vdiq e rrethuar nga dashuria. Edhe gjatë luftës së saj, ai kurrë s’ndaloi të jetonte, të punonte ose të udhëtonte dhe kurrë nuk e humbi gëzimin e as optimizmin’, tha burri i saj Brian Larky, në një deklaratë.