Lajmet e fundit

Një vajze shtatëvjeçare nga Guatemala që kishte kaluar ilegalisht kufirin SHBA-Meksikë me babin e saj, ka ndërruar jetë disa orë pasi ishin ndaluar .
Vajza që arriti në SHBA javën e kaluar si pjesë e një grupi emigrantëh, ka vdekur nga dehidrimi gjatë kohës sa ishte në paraburgim, ka raportuar Uashington Post.
Sipas raportimeve ajo nuk kishte ushqim e as ujë për ditë të tëra.
Zyrtarët amerikanë ende nuk kanë komentuar në lidhje me vdekjen e kësaj vajze.
Sipas emigrantëve ata ishte larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të përndjekjes, varfërisë dhe dhunës në Guatemala, Honduras, dhe El Salvador.