Lajmet e fundit

Autori i famshëm amerikan, Cormac McCarthy, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.
Shtëpia e tij botuese, Penguin Random House, ka njoftuar se McCarthy ka vdekur nga shkaqet natyrore.
McCarthy kishte lindur në Providece, Rhode Island më 1930, në një familje irlandeze-katolike.
Ai njihej për klasikët si, “Rruga”, dhe “S’ka shtet për pleq”, dhe që të dy ishin realizuar në filma tejet të suksesshëm.
Romanet e McCarthyt nuk kursenin shfaqjen dhe përshkrimin e dhunës teksa protagonistët bredhin në botët e tij post-apokaliptike.