Fituesi i çmimit Oskar, regjisori polak Andrzej Wajda ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare, ka konfirmuar Shoqata e filmave të Polonisë.
Ai ka bërë më shumë se 40 filma artistikë në karrierën e tij 60 vjeçare, transmeton Klan Kosova.
Shumë nga filmat e tij – duke përfshirë Kanal, Man of Iron dhe Katyn ishin frymëzime të kohës së luftës së trazuar dhe historisë komuniste të Polonisë.
Në vitin 2000, Wajda u shpërblye me Oskar për kontributin e tij në kinemanë botërore.
Ëajda thuhet se ka vdekur nga dëmtimi i mushkërive.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.