Lajmet e fundit

Ish-presidenti iranian Ali Akbar Hashemi Rafsanjani ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.
Ali Akbar Hashemi Rafsanjani, ishte figurë dominuese në politikën iraniane që nga viti 1980, transmeton Klan Kosova.
Sipas raportimeve Rafsanjani, u dërgua në spital këtë të diel si pasojë e një problemi me zemër.
Ai shërbeu si president nga viti 1989 deri në vitin 1997, por humbi ndaj Mahmoud Ahmadinejad në vitin 2005.
Roli aktual i Rafsanjanit ishte kryetar i Këshillit të Përshtatshmërisë, që përpiqet për të zgjidhur mosmarrëveshjet në mes parlamentit dhe Këshillit Mbrojtës.