Një prift italian që ia dha respiratorin një djali më të ri të infektuar me koronavirus – të cilin nuk e njihte – ka vdekur.
Prifti 72 vjeçar Giuseppe Berardelli ka vdekur në spital në Lovere të Bergamos që është një nga qytetet më përhapjen më të madhe të Covid-19 në Itali.
Berardelli, që ishte prifti kryesor në qytetin e Casnigos, ka ndërruar jetë javën e kaluar.
Sipas zyrtarëve të spitalit, ai ka refuzuar ta përdorë respiratorin që anëtarët e famullisë së tij e kishin blerë për të duke zgjedhur kështu që atë ta përdorë një pacient më i ri në moshë se ai.
Banorët e Casnigos kanë duartrokitur nga dritaret dhe ballkonet e tyre, derisa arkivoli me trupin e ndjerë të priftit po bartej për varrim – por, nuk kishte një funeral.

Të paktën 50 priftërinj kanë vdekur nga koronavirusi në Itali, transmeton Klan Kosova.
Vendi më i prekur në botë me 6077 vdekje deri më tani, Italia tash e sa kohë vazhdon të jetë në izolim derisa po përpiqet që ta ndalojë përhapjen e infeksionit nga rajoni verior më i prekur – Lombardia.
Koronavirusi është përahpur me shpejtësi të madhe në gjithë globin duke prekur më shumë se 160 shtete dhe duke marrë më shume se 16,000 jetë njerëzish.
Në ndërkohë, në gjithë botën janë konfirmuar më shumë se 360,000 raste. Europa është aktualisht në epiqendrën e krizës, derisa SHBA-ja po përballet me rritje të rasteve.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.