Lajmet e fundit

Mbrëmjen e kësaj të premte ka ndërruar jetë analisti politik, Ramush Tahiri.
Lajmin për vdekjen e Tahirit e ka bërë të ditur ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, njofton Klankosova.tv.
"Qenka ndarë nga jeta analisti e politologu kosovar, Ramush Tahiri. Shpirti i mikut tonë u preht në paqe!", ka shkruar Selmanaj në Facebook.
Tahiri kohëve të fundit ka pasur probleme shëndetësore teksa pas vetës ka lënë gruan, Linditën dhe dy djem.
Kujtojmë se Tahiri ka qenë edhe ish-këshilltar i Lartë Politik i ish-presidentes të Kosovës, Atifete Jahjaga.
Ende nuk është bërë e ditur dita dhe koha e varrimit.