Ka vdekur piktori prizrenas Zef Toçi, njofton Klankosova.tv.
Ministri i Kulturës ,Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku përmes një telegrami ngushëllimi ka vlerësuar kontributin e piktorit Toçi.
" Sot vendi ynë ka humbur një person shumë të veçantë. Maestro Toçi ka qenë një prej artistëve që dha kontribut të lartë në kulturën tonë, veçanërisht në fushën e artit pamor, duke ngritur dhe jetësuar vlerat tona kombëtare për më shumë se gjysmë shekulli".
Tutje ai ka shkruar se krijimtaria që ka lënë pas do tu shërbejë gjeneratave të tëra.
"Ai realizoi me sukses shumë ekspozita arti brenda dhe jashtë vendit. Duke jetuar dhe punuar në Prizren, me stilin surrealist në shprehësinë e tij artistike, piktori Toçi, kontribuoi në ngritjen e vlerave artistike të kulturës së Kosovës në përgjithësi".
Zef Toçi ishte një prej figurave më rëndësishme të artit jo vetëm në Prizren, por edhe në Kosovë.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.