Lajmet e fundit

Pas një sëmundje të gjatë, në moshën 85 vjeçare ka ndërruar jetë Petrit Dushi, një nga themeluesit e Radio Televizionit të Prishtinës.
I ndjeri ishte një ndër moderatorët e parë të RTP-së, ndërsa me evoluimin e saj ai një kohë ka qenë edhe drejtor produksioni.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, e mërkurë, në orën 15:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë.