Lajmet e fundit

Paul Allen, i cili ishte bashkëthemelues i Microsoft, ka vdekur në moshën 65 vjeçare nga komplikimet e limfomës jo-Hodgkin.
Ai kishte marrë vesh se sëmundja i ishte kthyer vetëm dy javë më parë, pasi e kishte trajtuar atë në vitin 2009.
Bashkëthemeluesi i tij i Microsoft, Bill Gates, tha: "Jam zemërthyer pasi ka ndërruar jetë një nga miqtë më të vjetër dhe më të dashur ... Informatika personale nuk do të kishte ekzistuar pa të."
Në një deklaratë që konfirmonte vdekjen e tij të hënën pasdite, motra e tij, Jody e përshkroi biznesmenin si një "individ të shquar në çdo nivel", transmeton Klan Kosova.
"Familja dhe miqtë e Paul ishin të bekuar që patën rastin të përjetonin zgjuarsinën, ngrohtësinë, bujarinë dhe shqetësimin e tij. Përkundër të gjitha kërkesave në agjendën e tij, ai , gjithmonë ka pasur kohë për familjen dhe miqtë", thuhet në deklaratë.
Biznesmeni bëri pasuri së bashku me mikun e shkollës, Bill Gates pasi ata bashkë-themeluan gjigantin teknologjik Microsoft në vitin 1975./klankosova.tv/.