Lajmet e fundit

Rrahim Kurti, 30 vjeçar, humbi jetën ditën e enjte përderisa ishte duke punuar i hipur ne skele.
Ai u rrëzua nga kati i katërt i shtëpisë, të cilës po ia rregullonin fasadën.
Babai i të ndjerit, Hetem Kurti, nuk ka informata se si ka ndodhur rasti, megjithatë beson se faji qëndron tek mosrespektimi i ligjeve dhe sigurisë në vendin e punës.
Ndërsa arsyet e vdekjes se Kurtit duket se i di punëdhënësi i tij, Bujar Shala, por, aktualisht nuk është në gjendje të flas për rastin.
Kronikë nga Artiana Matoshi