Lajmet e fundit

Ka vdekur në moshën 80 vjeçare, motra nderi Nirmala Joshi, e njohur ndryshe si pasardhësja e Nënë Terezës.
Pas vdekjes së Nënë Terezës, në vitin 1997, Nirmala e ka zgjeruar shtrirjen e organizatës në 134 vende në vende të tilla si Afganistani, Izraeli dhe Tajlanda, raporton The Hunffington Post, transmeton Klan Kosova.
Ajo dha dorëheqje në vitin 2009, për shkak të shëndetit të dobët.
Politikanët e partive më të mëdha në Indi menjëherë kanë shprehur dhimbjen e tyre për vdekjen e Nirmala.
“Jeta e motër Nirmala i’u kushtuar shërbimit e kujdesit ndaj të varvërfe dhe të paprviligjuarve. Jemi të trishtuar nga vdekja e saj”, ka shkruar Kryeministri Narendra Modi në Twitter.