Lajmet e fundit

Një trevjeçare e ka humbur jetën aksidentalisht pasditen e së enjtes në rrugën "Jul Variboba" në Prizren.
Sipas policisë, deri tek vdekja e vogëlushes ka ardhur pasiqë një person e kishte ndaluar automjetin në rrugë dhe kishte dalë nga ai pa u siguruar se vetura nuk do të lëvizte.
Bëhet e ditur se vogëlushja është dërguar në spitalin rajonal mirëpo nuk kishte arritur t`i përballonte plagëve të marra.
"Në këtë rast lëndime të lehta ka pësuar edhe një qytetar e më pas vetura është përplasur me një veturë tjetër që ishte e parkuar".
Lidhur me rastin është arrestuar shoferi i veturës, transmeton Klan Kosova.