Lajmet e fundit

Një burrë 65 vjeçar nga Gjermania, ka vdekur nga MERS.
Sipas ministrit të shëndetësisë në Gjermani, 65 vjeçari ka ndërruar jetë në qytetin e Ostercappeln me 6 qershor, nga komplikimet që erdhën si pasojë e infektimit nga ky virus, transmeton Klan Kosova.
Ky është rasti i parë në Gjermani, ku një njeri vdes nga virusi MERS, virus që vjen nga familja e njëjtë si sëmundja SARS.
Sipas ministrit, besohet që ky njeri është infektuar gjatë vizitës në Arabi në shkurt të këtij viti.
Ky virus ka lënë të vdekur 19 persona në Korenë e Jugut.