Lajmet e fundit

Një punëtor ndërtimi, shtetas i Kosovës ka ndërruar jetë pas shembjes së dheut në Beçiq të Malit të Zi.
Aksidenti ku mbeti i lënduar edhe një kosovar tjetër ndodhi në orën 14:30 të së martës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë gërmimit të tokës për ndërtimin e një ndërtese banimi.
Punëtorët përreth arritën që ta shpëtonin njërin, ndërsa tjetri u mbulua nga dheu, raporton "Vijesti", transmeton Klan Kosova.