Ka humbur jetën një person i cili është vetaksidentuar me motor në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren Jug-Vermicë.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i policisë, i cili bëri të ditur se mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete.
“Me datë 13.10.2024 rreth ores 14:40, është pranuar informata se në Autostraden “Ibrahim Rugova” Km-3; drejtimi Prizeren Jug-Vermicë është shkaktuar një vetaksident trafiku me motor”.
“Njësitë policore për kontroll të autostradës, përfshirë edhe njësinë e hetimeve kanë dal ne vendin e ngjarjes për procedura të nevojshme hetimore. Mjekët kujdestar kanë konstatuar se personi ka qenë pa shenja jete”, thuhet tutje në konfirmim./Klankosova.tv.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.