Lajmet e fundit

Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodhur dje në fshatin Ozrim të Pejë.
Policia njofton se me të ndodhur aksidenti në të cilin ishin të përfshirë dy automjete , të lënduarit me inicialet B.E, R.R. dhe H.R janë dërguar me urgjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.
Sipas policisë rreth orës 20:30, R.R si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ku me urdhër të tij i dyshimti shtetasi S.P është ndaluar, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës iu është liruar failjarëve me kërkesë të tyre pa u dërguar në autopsi me vendim të prokurorit të shtetit, transmeton Klan Kosova.