Lajmet e fundit

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm , në rrugën Drenas - Komoran , saktësisht në fshatin Zabel i Ulët, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë lënduar katërmbëdhjetë persona, prej të cilëve njëri ka ndërruar jetë.
Policia njofton se në aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë e tipit Passat, dhe një autobus,
"Si pasojë e këtij aksidenti, janë lënduar katërmbëdhjetë persona, prej të cilëve G.D (mashkull) 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,(ngasës i veturës Passat)ka ndërruar jetë nga plagët e mara, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në emergjencën e QKUK-së në Prishtinë. Në po të njëjtën qendër, për tretman mjekësor, janë dërguar edhe të lënduarit e tjerë" bën të ditur policia.
Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga ana e njësiteve policore relevante, si dhe pas konsultimit me Prokurorin e shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Gjithashtu pas konsultimit me Prokurorin e shtetit, është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë, për ngasësin e autobusit, transmeton Klan Kosova.