Lajmet e fundit

Një grua kosovare ka vdekur në Qendrën e Institutit të Shëndetit Mendor në Shtime.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se ajo është dërguar më pas në Qendrën e Mjekësisë Familjare ku edhe është konstatuar vdekja nga mjekët, njofton Klan Kosova.
“Është raportuar se një f/k ka vdekur, e njëjta ishte duke u trajtuar në Qendrën e Institutit të Shëndetit Mendor në Shtime. Viktima është dërguar në QMF dhe mjekët është konstatuar vdekja. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”.
Ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje.