Lajmet e fundit

Një 64 vjeçar, i burgosur në Qendrën Korrektuese të Dubravës, raportohet se ka ndërruar jetë dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
I burgosuri me inicialet F.B ishte i dënuar me tre vjet burgim për veprën penale ‘’Dhunim në tentativë’’, transmeton Klan Kosova.
Siç njofton Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, i ndjeri ka qenë i diagnostikuar me shumë sëmundje dhe komplikime të natyrës respiratore, kardiake, diabetike dhe deri te amputimet e fundit të pjesëve të gjymtyrëve! Diagnoza e fundit e përcaktuar ka qenë insuficiencë kardio-respiratore.
I ndjeri kishte bërë kërkesë për pezullimin e ekzekutimit të dënimit për shkaqe shëndetësore por ende nuk kishte pranuar vendimin nga Gjykata përkatëse.
Për rastin, janë njoftuar të gjitha organet kompetente: Policia, Prokurori i Shtetit si dhe Familja e të ndjerit, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Shërbimit Korrektues në vend , transmeton Klan Kosova