Lajmet e fundit

Një grua shtatzënë ka vdekur si pasojë e COVID-19 mbrëmë.
Lajmin për vdekjen e bën të ditur familjarë të të ndjerës duke thënë se varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Banjskë të Vushtrrisë në ora 13:00 në rrethin e ngushtë familjar e shoqëror.
Nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri i kanë dërguar telegram ngushëllimi familjes.
"Lajmi i trishtë për vdekjen e parakohshme nga COVID-19 të bijës tuaj, Liberta Selaci na pikëlloi shumë".
"Liberta ishte një qytetare shembull për vajzat, gratë e të rinjtë, se si me angazhim e punë arrihet rezultati kulminant. Ajo nuk ishte vetëm një grimere, ishte artiste në kuptimin e plotë të fjalës. Ishte një nënë, familjare, shoqe e qytetare e përkryer", thuhet në telegram, transmeton Klankosova.tv.