Një trup është gjetur i zhytur në ujë në Livoç të Epërm të Gjilanit.
Më ndihmë të zjarrfikësve është nxjerr trupi i pajetë i personit, ndërsa ekipi i mjekëve ka konstatuar vdekjen e tij, përcjell Klankosova.tv.
“Pas informatës se te penda e fshatit gjendet një trup i zhytur në ujë, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësia e zjarrfikësve të cilët e kanë bërë tërheqjen e trupit të pa jetë. Vdekjen e personit mashkull kosovar e ka konstatuar ekipi i mjekëve. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.