Lajmet e fundit

Një 32-vjeçar nga Podujeva ka vdekur si pasojë e COVID-19.
Këtë e bën të ditur familjar të të ndjerit me anë të njoftimi në rrjetin social Facebook ku kanë shtuar se varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Sfeçël në ora 14:00.
"Njoftojmë farefisin, miqtë se sot pas një beteje të mundimshme me COVID- 19 ndërroj jetë më i dashuri ynë Haqif Basri Ajvazi-Coli-32 vjeç! Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e Fshatit Sfeçël duke respektuar dispozitat kundër pandemisë, pra me rrethin e ngushtë familjarë! Për shkak të pandemisë të pame nuk do të ketë!", thuhet në njoftimin e familjes.