Lajmet e fundit

Alexander Burdonsky, një regjisor i talentuar teatri nga Rusia, gjyshi i të cilit ishte diktatori Joseph Stalin, është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare, pas një lëngate nga kanceri.
Për disa vite, ai ishte në krye të Teatrit Qendror Ushtarak të Rusisë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Burdonsky kishte thënë për Russian TV që ai kishte të bënte pak me diktatorin më 1953.
Ai njëherë i kishte thënë një intervistuesit se e shihte gjyshin e tij si një personazh Shekspirian, si një përzierje mes gjenialitetit dhe çmendurisë.
Dy vjet më parë, regjisori i teatrit tha se iu kishte dashur ta ndryshonte mbiemrin që ta ndiqte një jetë në art, dhe se askush nuk do ta dëshironte një fëmijëri që ai e kishte pasur.