Lajmet e fundit

Një burrë ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Bëhet fjalë për një 37 vjeçar që para dy muajve ishte diagonostifikuar me tuberkuloz, kurse në dy javët e fundit ka qenë i prekur edhe nga fruthi, njofton Klan Kosova.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.
“Ju konfirmoj se sot rreth orës 13:30, është shënuar viktima e dytë nga fruthi në Kosovë. Viktima e moshës 37 vjeçare nga komuna e Lipjanit. Para 2 muajsh ishte diagnostifikuar me tuberkuloz, ndërkohë që më shumë se 2 javë ka qenë diagnostifikuar edhe me fruth”.
“Ai ndodhej në Klinikën Infektive. Përkundër kujdesit intensiv të vazhdueshëm dhe reanimimit nga stafi Klinikës Infektive, ai nuk mundi të mbijetoi, meqë gjendja ishte shumë e rëndë”, ka shtuar ajo.