Një djalë nëntëvjeçar i cili ishte në koma të shkaktuar nga mjekësia pasi u lëndua në festivalin “Astroworld” në Teksas, ka vdekur.
Ezra Blount ishte në spital për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, dëmtime të trurit dhe organeve të tjera që nga 5 nëntori.
Ai është më i riu nga 10 pjesëmarrësit e koncerteve që ka vdekur pasi shpërtheu paniku gjatë performancës kryesore të reperit Travis Scott, transmeton Klankosova.tv.
Qindra të tjerë u lënduan kur turma filloi të shtyhej drejt skenës.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.