Lajmet e fundit

Idetaori dhe producenti i talent shout të famshëm “X Factor”, Simon Cowell është duke mbajtur zi pasi humbi të ëmën ditën e diel.
Nëna e Cowell ishte 89 vjeçare ndërsa njoftimin në emër të familjes foli vëllau i Simon, Tony duke shkruar në llogarinë e tij në Twitter.
“Shumë i pikëlluar sonte. Na mungon të gjithëve nëna. Ajo ishte shpirti dhe zemra e familjes sonë” shkroi ai, transmeton Klan Kosova.
Audicionet e “X Factor” në qytetin e Manchesterit duhet të mbaheshin gjatë ditës së sotme por ato u anuluan duke u kërkuar falje të gjithë pjesëmarrëve dhe publikut.