Lajmet e fundit

Nëna e anëtarit të One Direction, Louis Tomlinson, ka ndërruar jetë në moshën 42 vjeçare.
Johannah Deakin vdiq të mërkurën në mëngjes, pas një beteje me leukemi, transmeton Klan Kosova.
“Është një trishtim i madh për familjen që i dha lamtumirën e fundit Johannah Deakin në orët e hershme të së mërkurës. Në fillim të këtij viti, Johannah u diagnostifikua me lekemi dhe i duhej tretman i menjëhershëm. Ne ju lusim që t’i jepni kohë familjes që të vuaj në qetësi”, shkruhet në deklaratën e familjes.