Lajmet e fundit

Elton John ka njoftuar se nëna e tij, Sheila Farebrother, ka ndërruar jetë.
70-vjeçari bëri të ditur lajmin e hidhur në llogarinë e tij në Twitter.
“Shumë e dhimbshme të them se nëna ime ndërroj jetë këtë mëngjes. Unë e pashë atë të hënën e kaluar dhe jam i shokuar. Faleminderit për çdo gjë nënë. Do të më mungosh shumë”, shkroi Elton së bashku me një fotografi, transmeton Klan Kosova.
Elton dhe nëna e tij kishin një zënkë në vitin 2008 por u pajtuan kohët e fundit. Pasojat ndodhën me sa duket për shkak të miqve të vjetër të Elton, Bob Halley dhe John Reid.