Ka vdekur dje në QKUK personi që u aksidentuar me 5 prill në Llugë të Podujevës.
Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit, ku thuhet se viktima që nga dita e aksidentit ishte duke u trajtuar në spital.
“Lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK. me 11.06.2026 ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/aksident-ne-lluge-te-podujeves-lendohen-tre-persona/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.