Lajmet e fundit

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë një grua e cila ishte aksidentuar më datë 12 gusht në fshatin Trudë të Prishtinës.
Viktima ka ndërruar jetë të dielën si pasojë e lëndimeve që ka marrë, njofton policia, transmeton Klan Kosova.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i saj është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.