Aktori Max Von Sydow, i cili u shfaq në filma dhe seriale televizive duke përfshirë "The Exorcist", "Flash Gordon" dhe "Game of Thrones", ka vdekur në moshën 90 vjeçare.
Familja e tij njoftoi "me zemër të thyer dhe një trishtim të pafund" se aktori me origjinë suedeze vdiq të dielën, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Ai u nominua për dy Oskarë gjatë karrierës së tij - përfshirë atë për aktorin më të mirë në 1998 për "Pelle The Conqueror".
Kohët e fundit, ai u shfaq në Extremely Loud & Incredibly Close (2011), Star Wars: "The Force Awakens" (2015) dhe në "Game of Thrones".
https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=4iq5RKbp4qY&feature=emb_logo
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.