David McCallum - aktori britanik që luajti agjentin sekret në dramën spiune të viteve 1960 “The Man From U.N.C.L.E.” - ka vdekur në moshën 90 vjeçare.
McCallum ishte i njohur së fundmi për rolin e një patologu në programin televiziv të suksesshëm CBS NCIS, i cili vazhdoi të gjeneronte disa seri spinoff.
Aktori me origjinë skoceze vdiq të hënën në Nju Jork. Vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
CBS tha se ai ishte një aktor dhe autor i talentuar dhe i dashur në mbarë botën.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.