Lajmet e fundit

Britanikja Cilla Black, e njoh si këngëtare dhe prezantuese e “Blind Date” ka ndërruar jetë sot në moshën 72 vjeçare në Spanjë.
Emri i saj i vërtetë i saj ishte Prischilla White.
Këtë e kanë bërë të ditur autoritetet policiore spanjolle atje ku Black kishte një shtëpi pushimi në një resort spanjoll dhe po kalonte pushimet e saj.
“Jemi ende duke pritur rezultatet e autopsisë, por të gjitha gjasat deri më tani tregojnë se vdekja e saj është si pasojë e shkaqeve natyrore” kanë thënë zyrtarë policorë, transmeton Klan Kosova.
Artistja kishte treguar kohë më parë vuante prej kohësh nga artriti dhe mosdëgjimi, madje ajo kishte deklaruar se nuk ishte në gjendje të mirë për të punuar pavarësisht ofertave për punë që I vinin kohë pas kohe.
Black kishte pasur edhe një ofertë për të qenë pjesë e dramës televizive “Cilla” ku përshkruhen fazat e hershme të karrierës së saj.