Edward Calhoun King, i cili shkroi shumë nga hitet e grupit Lynyrd Skynyrd përfshirë edhe atë “Saturday Night Special”, së fundi po luftonte me kancerin e mushkërive.
Kitaristi i grupit Strawberry Alarm Clock dhe Lynyrd Skynyrd vdiq të ejtën në Nashville në moshën 68 vjeçare, përcjell Klan Kosova.
"Është trishtim i madh që ne njoftojmë vdekjen e Ed King, i cili vdiq në shtëpinë e tij në Nashville, Tennessee më 22 gusht 2018," thuhej në një postim në faqen e Facebook-ut të King-ut.
“Mbreti” që shkroi hitin e famshëm në Sweet Home Alabama të Lynyrd Skynyrd, luajti edhe në tre albumet e para të grupit, ndër më të njohurat janë Lehnerd Skinnerd, Second Helping, dhe Nuthin 'Fancy, të publikuara më 1974, 1974 dhe 1975.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.