Lajmet e fundit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë. Një nënë 35-vjeçare ka ndërruar jetë së bashku me foshnjen e saj, teksa ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë.
Lajmi mësohet mëngjesin e sotëm, ndërkohë që gruaja me inicialet A.Ç nga Paskuqani, kishte shkuar dje në mbrëmje në maternitet për të lindur.
Pas ngjarjes së rëndë, familjarët kanë lëshuar akuza të forta në adresë të mjekëve. Sipas tyre, ajo nuk mori kujdesin e nevojshëm, ndaj edhe humbi jetën, raporton Panorama, përcjellë Klan Kosova.