Lajmet e fundit

Aktivisti i Vetëvendosjes Astrit Dehari ka ndërruar jetë në burgun e Prizrenit, njofton Klan Kosova.
Lajmin për Klan Kosovën e kanë konfirmuar edhe nga zyra e Sokol Zogaj, drejtorit të burgjeve në Kosovë.
Akoma nuk dihen rrethanat se si ka ndërruar jetë Dehari, pasi këtë akoma nuk e kanë bërë të ditur as institucionet përkatëse dhe as Lëvizja Vetëvendosje.
Klan Kosova, do të tentojë të mësojë se si ka ndodh ky rast.
Ndërsa dje deputetët dhe aktivistët të Lëvizjes Vetëvendosjes shkuan nga Prishtina në Prizren, për të kërkuar lirimin e Astrit Deharit, i cili akuzohej për terrorizëm.
Ata këtë kërkesë e bën para qendrës së paraburgimit në këtë qytet.