Lajmet e fundit

Maurizio Costanzo ka vdekur, kështu shkruante një gazetë anonime në Itali ditën e djeshme. Lajmi depërtoi menjëherë për shkak të popullaritetit të madh që ka Costanzo.
Por në fakt ai që konsiderohej si lajm ishte thjesht një mashtrim i radhës për të fituar ca klikime.Shumë përdorues të internetit kanë shpërndarë lajmin dhe kanë komentuar me keqardhje për “vdekjen e tij”. Por pas disa orësh lajmi u mohua dhe vetë partnerja e Costanzos Maria de Filippi mohoi lajmin dhe tha se Costanzo është gjallë.
Nuk është hera e parë që media joprofesioniste në Itali “vdesin” Costanzon.