Lajmet e fundit

Kuzhinieri Benoit Violier, restoranti zviceran i të cilit është shpallur më i miri në botë në muajin dhjetor, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.
Ai ka udhëhequr restorantin de l'Hotel de Ville in Crissier pranë qytetit të Lozanës, transmeton Klan Kosova.
Ai ka fituar tre yje Michelin dhe ka dalë i pari në listën e Francës, e cila radhit 1,000 restorantet më të mira në botë.
Sipas policisë zvicerane besohet se ai ka vrarë veten.
Vdekja e tij vjen rreth gjashtë muaj pas vdekjes së Philippe Rochat, mentorit dhe paraardhësit të tij në restorantin de l'Hotel de Ville.
Pasi ka punuar në restorant qysh në vitin 1996, Violier e ka marrë atë përsipër së bashku me gruan e tij në vitin 2012.