Lajmet e fundit

Kompozitori i mirënjohur amerikan, Angelo Badalamenti, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare.
Badalamenti njihej për bashkëpunimin e ngushtë me filmbërësin dhe bashkë-autorin e serisë Twin Peaks, David Lynch.
Kompozimet e tij për hit-serinë e viteve të 90-ta ishin thesare më vete që krijuan dashuri dhe admirim të veçantë edhe përtej adhuruesve të serisë në fjalë.
Lajmin e kanë bërë të ditur një sërë mediesh në Amerikë, përfshirë edhe Far Out Magazine.