Eddie Money ka ndërruar jetë.
Këngëtari vdiq të premten në moshën 70 vjeçare, konfirmoi familja e tij përmes një deklarate, transmeton Klan Kosova.
“Familja Money njofton se Eddie ndërroi jetë paqësisht herët në mëngjes. Jemi të mërzitur që i themi lamtumirë burrit dhe babait tonë të dashur. Nuk e imagjinojmë botën pa të. Jemi mirënjohës që ai do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij”, thuhej në deklaratë.
Eddie fitoi famë me hitet si “Baby Hold On” dhe “Take Me Home Tonight”. Ai lëshoi 11 albume në karrierën e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=3aJvIFK9-xk
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.