Pothuajse një vjet pas diagnostifikimit me kancer në mushkëri, ka ndërruar jetë sot, njëri ndër këngëtarët më të njohur kroat, Oliver Dragojevic.
Dragojevic raportohet se vdiq sot rreth orës 05.00 të mëngjesit në Spitalin e Splitit, njofton Klan Kosova.
I njohur si një nga këngëtarët e rrallë nga trevat ballkanike që kishte kënduar në Carnegie Hall të New York-ut, Royal Albert Hall të Londrës, Olympia të Parisit dhe Opera House të Sidneyt kishte refuzuar të këndonte në Beograd pas luftës ndërmjet serbëve dhe kroatëve sikurse edhe në Mal të Zi për faktin që nga toka malazeze ishte bombarduar qyteti mijëvjeçar i Dubrovnikut.
Ndërsa kur këngëtari kroat Oliver Dragojevic ishte pyetur nëse ndonjëherë do të ndërronte mendim pasi ftesat po i përsëriteshin për të kënduar në Beograd, ai kishte thënë se nuk ka ndryshuar mendje dhe se publiku serb mund ta dëgjojë nëpër koncerte nëse u nuk u bie larg të udhëtojnë.
https://www.youtube.com/watch?v=yGo5PzB446k
https://www.youtube.com/watch?v=4lWgvFQX2MM
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.