James Ingram ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare.
Lajmi u konfirmua nga mikja e tij Debbie Allen, të martën, transmeton Klan Kosova.
“Kam humbur mikun tim të dashur James Ingram. Ai gjithmonë do të jetë i dashur dhe do të kujtohet për dashurinë e tij për familjen dhe miqtë. Unë jam e bekuar që e kisha mik”, ka shkruar ajo.
Ai vdiq pas një beteje me kancerin e trurit, sipas TMZ.
James ka pasur dy çmime Grammy.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.