Lajmet e fundit

Një preson e ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur këtë mëngjes në Vushtrri.
I aksidentuari ka qenë 22 vjeçar, ndërsa në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe tre persona të tjerë.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe Avni Zahiti, zëdhënës i policisë në rajonin e Mitrovicës.
“Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar, ndërsa dyshimet para janë se ngasësi i makinës nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes”, i ka thënë Zahiti Klan Kosovës.
Zahiti tha se i dyshuari tash është në mbajtje, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Institutin Mjekësisë Ligjore për autopsinë.