Ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare këngëtari i The Prodigy, Keith Flint.
Siç raportojnë mediat e huaja, ylli i bendit të famshëm u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Essex dhe policia po merret me rastin, njofton Klan Kosova.
Në deklaratën e parë të lëshuar nga autoritetet policore mësohet se vdekja e Flint nuk po cilësohet si e dyshimtë.
The Prodigy njihej më shumë nga performanca e Keith Flint me hitet legjendare ''Firestarter'' dhe ''Breathe''.
Një zëdhënëse e Ambulancës në Lindje të Anglisë deklaroi se u lajmëruan në 8:08 të mëngjesit për një njeri i cili gjendej pa vetëdije në Brook Hill pranë Dunmow, njofton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=rmHDhAohJlQ
https://www.youtube.com/watch?v=wmin5WkOuPw
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.