Lajmet e fundit

Ishte gruaja më e pushtetshme në Kosovë, në pjesën e dytë të viteve 80 të shekullit të kaluar.
Pos që ishte lidere e komunistëve të asaj kohe, Kaqusha Jashari , e cila vdiq të martën, në moshën 79 vjeçare, do të mbahet mend edhe si një prej udhëheqësve të vendit, që u rezistoi presioneve të Serbisë dhe Sllobodan Millosheviqit. Ky i fundit donte të bënte ndryshime kushtetuese në atë mënyrë që si pjesë të saj Kosovën, e cila nga viti 1974 kishte një subjektivitet goxha të pavarur nga Beogradi
Pavarësisht rezistencës, Jashari ishte larguar nga pozita që kishte në parti.
Në mbrojtje të saj, por edhe të disa politikanëve tjerë shqiptarë të asaj kohe, patën dalë qytetarët, të prirë nga minatorët e Trepçës. Ata patën ardhur këmbë, nga Stantërgu në Prishtinë, për ta mbështetur Jasharin dhe ndonjë politikan tjetër shqiptar, por edhe për të kundërshtuar ndryshimet kushtetuese në Kosovë.
Pas këtyre zhvillimeve, ajo formoi partinë socialdemokrate të Kosovës, të cilën e udhëhoqi për një dekadë.
Jashari ka qenë edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, në legjislaturën e dytë të pasluftës.
Përveç politikës ajo ishte e njohur edhe për pasionin e saj për pikturën.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=EhGNXcxZ_nk